Publikuar më 14 Ноември, 2018 në Lajme, Lajme
Me
ardhjen e kapitenit Goran Pandev, përfaqësuesja e Maqedonisë sot stërvitet e
kompletuar në fshatin e vogël zviceran Fusisberg para se të enjten të transferohemi
në Vaduz ku të premten do të luhet ndeshja e parafundit e grupeve të Ligës së
Kombeve.
Reprezentuesi Enis Bardhi vlerëson se Maqedonia në duelin me Lihtenshtajnin patjetër të luajë e kujdesshme dhe me disiplinë, pa lejuar të na gënjejë rezultati i ndeshjes së parë në Shkup, pasi që tani vendasit sigurisht se do të tentojnë të përmirësojnë imazhin para publikut vendas.
“Jam i sigurtë se secili prej nesh do të jep më të mirën nga vetja për të realizuar objektivin të mundim Lihtenshtajnin. Patjetër të jemi të durueshëm dhe të koncentruar, pasi vetëm ashtu do të vijë në shprehje cilësia jonë. Në Shkup luajtëm shkëlqyeshëm, mirëpo ai rezultat nuk guxon të na gënjejë pasi Lihtenshtajni sigurisht se do të kërkojë të përmirësojë imazhin para publikut vendas. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe duhet të luajmë të organizuar dhe mirë taktikisht. Jemi në pozitë të mirë, mirëpo gjithsesi se duhet të jemi të kujdesshëm, të koncentruar dhe me disiplinë në lojë të shfaqim potencialin tonë në terren në Vaduz. Nuk mungon dëshira dhe motivi, përkundrazi, para kësaj gjenerate është shans i madh për të siguruar pjesëmarrje në Kampionatin Evropian. Vetë vendosim për pozitën tonë në grup dhe shkojmë të fitojmë”, shprehet Enis Bardhi.
Maqedonia në Vaduz të premten nga ora 20:45 luan duelin me Lihtenshtajnin, ndërsa takimin e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve kundër Gjibraltarit e zhvillojmë më 19 nëntor në Shkup.