Enis Bardhi është pozitiv në Kovid-19, nuk ka simptome dhe nuk ka pasur kontakt me futbollistët tjerë në përfaqësuese

Publikuar më 26 Мај, 2021 Lajme


Reprezentuesi Enis Bardhi ka rezultuar pozitiv në testin për Kovid-19 dhe është izoluar në bazën e ekipit të përfaqësues A të Maqedonisë.  Reprezentuesi jonë është pa simptome dhe me shëndet të mirë.

Futbollisti i Levantes, duke ardhur për grumbullimin në përfaqësuesen A i ka respektuar të gjitha protokollet për mbrojtje nga Kovid-19, njejtë ashtu si të gjithë futbollistët tjerë të përfaqësueses dhe nuk kishte kontakt me kolegët e ekipit dhe personat nga stafi teknik.  

-Enis Bardhi është pa simptome dhe ndjehet mirë. Ne si ekip mjekësor vazhdimisht e monitorojmë gjendjen e tij shëndetësore. Ai më herët ka pasur kontakt me një pjesë të futbollistëve të Levantes të cilët kanë rezultuar gjithashtu pozitiv në testet e Kovid-19.

-E rëndësishme është për të cekur është se para grumbullimit të përfaqësueses ishin respektuar të gjitha protokollet në përputhje me UEFA-në me qëllim që të shmanget kontakti me futbollistët tjerë dhe pjesëtarë të përfaqësueses.

- Mbetet për tu ndjekur situata dhe të besojmë që do të kalojë pa ndryshime në pamjen klinike, ka deklaruar pjesëtari i ekipit mjekësor në përfaqësuesen A të Maqedonisë, Aleksandar Saveski. 




   
   
Reprezentacioni A