Enis Bardhi: Do japim më të mirën për të ecur përpara

Publikuar më 19 Март, 2018 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet kontrolluese me Finlandën dhe Azerbejxhanin që do të luhen në Antalia të Turqisë. Ekipi nacional sot kompletohet me arritjen e kapitenit Goran Pandev (Xhenova), pastaj Stefan Ristovski (Sporting Lisabon), Ezgjan Alioski (Lids Junajted) dhe portieri Stole Dimitrioski (Taragona). Seleksionusi Igor Angellovski stërvitjen e parë të ekipit përfaqësues e ka caktuar në orën 16:00 sipas kohës lokale në Maqedoni, ndërsa do të zhvillohet në qendrën sportive “Gloria” në Belek.

Reprezentuesi nga rradhët e Levantes së Spanjës, Enis Bardhi thotë se këto ndeshje janë shumë të rëndësishme si përgatitje për sfidën kryesore të këtij sezoni, Ligën e Kombeve.

“Është nder për mua që jam pjesë e këtij ekipi, pjesë e këtyre djemve. Vërtet është ndjenjë e bukur të jesh me gjithë ata, bashkë me futbollistë të mëdhenj si Pandev, Nestorovski, Ademi apo Trajkovski. Përshtypjet e para janë të shkëlqyueshme, mirëpo ne jemi këtu për tu përgatitur për sfidën tonë kryesore të këtij viti, ndeshjet që mund të na sjellin kualifikim në Kampionatin Europian. Patjetër të jemi në nivel të lartë, na presin dy ndeshje kontrolluese, mirëpo për ne nuk janë ndeshje të thjeshta miqësore, por mënyrë për tu përgatitur sa më mirë taktikisht dhe teknikisht për ndeshjet e rendësishme që na presin në Ligën e Kombeve. Do japim gjithçka nga vetja që përfaësuesja të përparojë. Ne jemi përfaqësuese shumë e mirë, duhet të përgatitemi psiqikisht për sfidën që sjell Liga e Kombeve, ndërsa këto ndeshje me Finlandën dhe Azerbejxhanin do të na ndihmojnë të përmirëoshemi në atë drejtim”, deklaroi Enis Bardhi.

Përfaqësuesja e Maqedonisë ndeshjen me Finlandën do ta zhvillojë në “Gloria Arena” në orën 17:00 sipas kohës lokale në Maqedoni, ndërsa përballja me Azerbejxhanin luhet katër ditë më vonë në “Merdan Arena” gjithashtu në orën 17:00.



   
   
Reprezentacioni A