Enis Bardhi: Detajet do ta vendosin ndeshjen ndaj Italisë

Publikuar më 21 Март, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka nisur përgatitjet për ndeshjen e play off-it kundër Italisë për Botërorin në Katar.

Futbollisti i përfaqësueses, Enis Bardhi thotë se në futboll nuk ka favorit. Është e rëndësishme për ne që të jemi të fokusuar në çdo moment të ndeshjes.

- Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është për ne dhe sa e vështirë do të jetë ndeshja për ne. Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të fokusuar në çdo moment të ndeshjes. Në futbollin e sotëm favoritët nuk fitojnë gjithmonë, mund të kenë edhe ata një ditë të keqe. Nga ana tjetër, ne kemi treguar se mund t'i mposhtim të gjithë. Mendoj se detajet do të vendosin, çdo sekondë dhe çdo top është i rëndësishëm për ne. Duhet të përgatitemi edhe psikologjikisht ndaj Italisë.




   
   
Reprezentacioni A