Publikuar më 25 Март, 2021 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja
A e Maqedonisë ka humbur 3:2 nga Rumania në Bukuresht në ndeshjen e parë të
eliminatoreve për Kampionatin Botëror të Katarit 2022. Humbëm një rast shumë të
madh që të mbetemi të pamposhtur në arenën Kombëtare të Bukureshtit. Arijan
Ademi dhe Aleksandar Trajkovski i shënuan golat për Maqedonisë dhe kthyem
negativën nga 2:0, por goli i Haxhit në minutën e 86-të ju solli fitoren vendasve.
Rastin e parë për të zhbllokuar rezultatin nuk e shfrytëzoi Ilija Nesterovski në minutën e 8-të të ndeshjes. Sulmuesi jonë mori një top të mirë nga Alioski, por nga një distancë prej 10 metrave, Nesterovski nuk goditi mirë, duke mos arritur që të mposht portierin vendas.
Rumania në minutën e 17-të u kërcënua me një goditje të Denis Man, por i sigurt në portë ishte Stole Dimitrievski. Portieri jonë reagoi mirë edhe një minutë më vonë në tentimin nga distanca të Bankus.
Goran Pandev në minutën e 22-të reagoi mirë në zonën e rreptësisë të Rumanisë, por topi përfundoi mbi transversalen e rumunëve.
Në minutën e 28-të, Rumania e hapi rezultatin. Florian Tanase realizoi golin, ndërsa asistues i këtij finalizimi ishte Kirikesh.
Në të 33-tën, Elif Elmas u gjet në një rast shumë të mirë pas një kombinimi përfekt me Pandevin, por gjuajtja e tij përfundoi jashta portës së Rumanisë.
Një rast tjetër të mirë regjistruam 5 minuta më vonë përmes Ilija Nesterovskit, me këtë të fundit që tentoi me kokë, por portieri vendas sërish reagoi bukur.
2:0 për Rumaninë në minutën e 50-të. Një super-gol i Valentin Mihaila, i cili realizoi nga një distancë prej 20 metrave, duke mposhtur Dimitrievskin.
Pas një orë loj, Dimitrievski mbrojti një rast të mirë që kishin rumunët përmes Kusheru. Një minutë më vonë, Enis Bardhi tentoi përmes një solo-aksioni, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit të portës.
Përfaqësuesja jonë nuk arriti që të gjejë rrjetën e Rumanisë as përmes goditjes së Bardhit në minutën e 67-të, ndërsa nga ana tjetër Dimitrievski ishte i shkëlqyeshëm përballë Mihailas, i cili kishte rast për të rritur epërsinë në 3:0.
Në minutën e 73-të, kishim një rast tjetër të 100% për gol. Arijan Ademi përfitoi një top të mirë nga Pandevi, por Nita ishte i vendin e duhur të portës së tij.
Rumania regjistroi dy raste të mira për gol të tretë përmes Bankus dhe Haxhit.
Në minutën e 83-të, përfundimisht Maqedonia gjen golin, kur Alioski nga këndi harkon, ndërsa Arijan Ademi me kokë realizon për 2:1, përderisa në të 84-t Aleksandar Trajkovski barazoi shifrat në 2:2 pas një asisti përfekt që mori nga Enis Bardhi.
Por, Janis Haxhi në minutën e 86-të përsëri ju solli epërsi futbollistëve vendas, që realizoi golin e tretë për Rumaninë.
Deri në përfundim të ndeshjes nuk arritëm që të realizojmë edhe një gol për të shpëtuar nga humbja.
MAQEDONIA: 1. Stole Dimitrievski, 2.Egzon Bejtullai, 4.Kire Ristevski, 6. Visar Musliu, 8. Ezgjan Alioski, 13. Stefan Ristovski, 16. Boban Nikolov (54’ Arijan Ademi), 17. Enis Bardhi, 21. Elif Elmas, 10. Goran Pandev (78’ Aleksandar Trajkovski), 23. Ilija Nesterovski (54’ Vlatko Stojanovski);
Seleksionues: Igor Angellovski