Eliminatoret e Kampionatit Botëror për femra: Maqedonia në grup me Anglinë, Austrinë, Irlandën e Veriut, Letoninë dhe Luksemburgun

Publikuar më 30 Април, 2021 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Eliminatoret europiane për Kampionatin Botëror FIFA për femra në vitin 2023 nisin në fund të këtij viti me 9 grupe eliminatore.

Në eliminatoret për Kampionatin Botëror marrin pjesë 51 përfaqësuese rekord, të ndara në gjashtë grupe nga gjashtë skuadra, tre grupe me nga pesë përfaqësuese, ndërsa ndeshjet do të luhen nga shtatori 2021 deri në shtatorin e vitit 2022.

Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë është në grupin D me përfaqësueset e Anglisë, Austrisë, Letonisë, Luksemburgun dhe Irlandën Veriore.

Fituesit e nëntë grupeve eliminatore do të kualifikohen direkt në turneun final që do të zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re. Vendet e dyta në grupe do të luajnë në plej-of që do të zhvillohet në tetor të vitit 2022.

Grupi A: Suedia, Finlanda, Republika Irlandës, Sllovakia, Gjeorgjia

Grupi B: Spanja, Skocia, Ukraina, Hungaria,Ishujt Faroe

Grupi C: Holanda, Islanda, Çekia, Bjellorusia, Qipro

Grupi D: Anglia, Austria, Irlanda e Veriut, Maqedonia, Letonia, Luksemburgu

Grupi E: Danimarka, Rusia, Bosnja dhe Hercegovina, Azerbejxhani, Malta dhe Mali i Zi

Grupi F: Norvegjia, Belgjika, Polonia, Shqipëria, Kosova, Armenia

Grupi G: Italia, Zvicra, Rumania, Kroacia, Moldavia, Lituania

Grupi H: Gjermania, Portugalia, Serbia, Izraeli,Turqia, Bullgaria

Grupi I: Franca, Uellsi, Sllovenia, Greqia, Kazakistani, Estonia

Faza e grupeve eliminatore:

13 – 21 shtator viti 2021

18 – 26 tetor viti 2021

22 – 30 nëntor viti 2021

4 – 12 prill viti 2022

29 gusht – 6 shtator viti 2022

Plej – of:

3 – 11 tetor viti 2022  




   
   
Reprezentacioni A