Eliminatoret e Botërorit i nisim kundër Rumanisë në transfertë

Publikuar më 08 Декември, 2020 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë kundër Rumanisë me 25 mars të vitit 2021 do ti nis eliminatoret për Kampionatin Botëror 2022. Sot është publikuar kalendari për ndeshje e ciklit kualifikues për në evenementin në Katar.

E nisim në transfertë kundër Rumanisë me 25 mars, ndërsa ndeshjen e parë në fushën tonë e luajm kundër Lihteshtajnit me 28 mars nga ora 20:45. Me 31 mars luajmë si mysafir ndaj favoritëve të grupit, Gjermanisë.

Me 2 shtator e presim Armeninë, përderisa tre ditë më vonë zhvillojmë transfertën ndaj Islandës. Ciklin e dytë e mbyllim në shtëpi përballë Rumanisë me 8 shtator.

Me 8 tetor luajmë transfertën me Lihteshtajnin, ndërsa me 11 tetor e presim Gjermaninë. Dy ndeshjet e fundit i zhvillojmë në muajin nëntor kundër Armenisë si mysafirë me 11 nëntor dhe në shtëpi me 14 nëntor ndaj Islandës. 




   
   
Reprezentacioni A