Elifas Elmas: Besojmë në lojë të mirë dhe rezultat pozitiv ndaj Austrisë

Publikuar më 08 Јуни, 2019 Lajme, Lajme


Kualifikimet për KE 2020, Grupa G

10 qershor 2019, ora 20:45

Arena Nacionale “Todor Proeski”, Shkup

#MKDAUT

Përfaqësuesja e Maqedonisë me 10 qershor (të hënën) në orën 20:45 do të përballet me Austrinë në arenën nacionale “Todor Proeski” në kuadër të eliminatoreve për EURO 2020.

Si në ndeshjen ndaj Poonisë në të cilën kundërshtari me gjuajtjen e vetme shënoi golin vendimtar, përfaqësuesja e jonë edhe në këtë përballje do të kërkojë rezultat të mirë, futbollistët e Igor Angellovskit do të dalin në fushë që të tregojnë se kanë mjaftueshëm forcë dhe kapacitet për të realizuar rezultat pozitiv.

Austria për herë të parë vjen në arenën nacionale, ndërsa deri më tani nuk kemi asnjë ndeshje të zhvilluar kundër austriakëve.

Reprezentuesi jonë Elif Elmas beson në lojë të mirë dhe të njejtën ta konfirmojnë edhe me pikë të fituara.

“Poloninë tashmë e kemi lënë mbrapa, treguam kualitet të shkëlqyeshëm në lojë dhe me të vërtet është mëkat që rezultati ishte në favorin e tyre. Por, tash duhet të fokusohemi te Austria. I respektojmë austriakët, dhe më hërët e kemi thënë se këto dy ndeshje kundër Polonisë dhe Austrisë do të jenë më të vështira për ne, mirëpo tani jemi në situatë të kërkojmë pikë dhe të njejtën do ta bëjmë me gjithë forcën tonë që ta arrijmë qëllimin. Ne duhet të kërkojmë shansin për gol, të jemi të guximshëm, por edhe maksimalisht të kujdesshëm. Shpresojë se së paku të jemi në nivelin e ndeshjes së mëparshme, por kësaj radhe të vlerësohemi përmes pikëve në tabelë”, ka thënë Elmas. 




   
   
Reprezentacioni A