Publikuar më 27 Март, 2022 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja e Maqedonisë ka zhvilluar
stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Portugalisë për ndeshjen e play off-it
për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror. Në përfaqësuese rikthehen Elif Elmas
dhe Tihomir Kostadinov, të cilët ishin të pezulluar dhe nuk luajtën me Italinë.
Elmas ka paralajmëruar një ‘luftë’, duke treguar se janë të vetëdijshëm se sa afër ëndrrës së fëmijërisë janë dhe ky rast nuk duhet humbur.
“Sinqerisht, kjo mund të jetë një nga ndeshjet më të vështira, më emocionuese nga futbollistët të cilët jemi këtu. Kemi 90 minuta për të përmbushur ëndrrën tonë të fëmijërisë, jo vetëm tonën, por të gjithë vendit. Thjesht duhet të dimë se nuk duhet të humbasim shansin dhe duhet të vdesim në fushë për të arritur në Katar”.