Publikuar më 05 Октомври, 2021 në Lajme, Lajme
Reprezentuesi Elif Elmas ka folur për përgatitjet e përfaqësueses A të Maqedonisë në kuadër të ndeshjeve kundër Lihteshtajnit dhe Gjermanisë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2022.
“Duhet të fitojmë dhe të mbetemi në lojë për në Kampionatin Botëror. Besoj se do të kthehemi me tre pikë. Duhet të luajmë në atë mënyrë që seleksionuesi kërkon nga ne. Do të përpiqemi ta përmirësojmë finalizimin, por edhe disa detaje tjera të lojës.
“Lihteshtajni luan futboll defanziv, do të jetë ndeshje e vështirë, ndërsa me Gjermaninë do të jetë edhe më vështirë, por e jona është që të luajmë ashtu siç dimë, ne mundemi dhe shpresoj se nga të dyja ndeshjet do të marim maksimumin e mundur”.