Publikuar më 06 Октомври, 2014 në Lajme
Në vigjilie të ndeshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Luksemburgut, Federata e futbollit të Maqedonisë nesër me fillim në orën 19:30 ju fton të na bashkoheni në 'Skopje City Mall' në shoqërim me yjet e njohur të futbollit Agim Ibraimin, Aleksandar Trajkovskin, si dhe yllin e muzikës, Daniel Kajmakovski, i cili prej disa ditësh është promovuar si promotor i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë.
Të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të rrallë që të fotogragohen, të marin autograme dhe të shoqërohen me yjet.
Para ndeshjes së rëndësishme e cila në pret më 9-të tetor duam që yjet tonë të futbollit së bashku me Danielin prej afër të takohen dhe të shoqërohen me tifozët e tyre pa mbështetjen e të cilëve nuk mund të paramendohet asnjë ndeshje. Federata e futbollit të Maqedonisë ka për qëllim të kujdeset për të ardhmen futbollistike, përmes përforcimit të mentalitetit fitues dhe përmes mundësimit të qasjes të tifozëve deri të futbollistët më të njohur që mbrojnë ngjyrat e ekipit përfaqësues.
Të gjithë të interesuarit mund të vijnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të mbështetur futbollistët e përfaqësueses në 'Skopje City Mall', së bashku me Danielin.