Edhe Pacovski mendon për të ardhmen

Publikuar më 16 Ноември, 2014 Lajme


Portieri dhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Tome Pacovski, gjatë verës ka qenë pjesë e kursit për UEFA B diplomë, të cilin e përfundoi me sukses. Në grumbullimin e përfaqësueses për ndeshjen me Sllovakinë, Pacovski edhe oficialisht pranoi UEFA B diplomën para gjithë futbollistëve të ekipi përfaqësues në Hotelin QT Grand Plaza, ndërsa diplomën i’a dorëzoi presidenti i FFM-së, z. Ilco Gjorgjioski.

Me këtë Pacovski tregon se mendon për të ardhmen dhe se përcaktimi i tij sërisht do të jetë futbolli.

“Jam përcaktuar për punën e trajnerët nga një arsye shumë e thjeshtë. Unë këtë punë e dij dhe e kuptoj dhe shpresoj që pas mbylljes së karrierës si futbollist aktiv do të mund të tregohem si trajaner i mirë. Planifikoj të filloj të punoj me kategori të reja, posacërisht me portierë. E dij se pason seminari për trajner për portierë dhe përcaktimi im është që të ndjek të gjithë trendet për punën e trajnerit për të mundur të jem në rrjedha me të gjitha risitë. Falemenderoj FFM-në dhe njerëzit e Qendrës për Edukim për trajnerë me të cilët kalova nivelin e parë të edukimit për trajner”, është shprehur Pacovski.

FFM i dëshiron Pacovskit karierë të suksesshme si trajner dhe kuptohet arritje të larta në punën e tij si trajner. 



   
   
Reprezentacioni A