Publikuar më 16 Јуни, 2023 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka pësuar humbjen e parë në eliminatoret për Kampionatin Evropian. Ukraina fitoi në Shkup me përmbysje, duke mbyllur ndeshjen me rezultat 3:2.
Ne luajtëm dy pjesë krejtësisht të ndryshme, me pjesën e parë që ishim fantastik, ndërsa në të dytën luajtëm shumë dobët. Dominuam në 45 minutat e para, periudhë në të cilën shënuam dy gola me anë të Bardhit nga penalltia dhe Elmasit, i cili realizoi një super gol.
Gjithçka ishte mirë për ne deri në golin e parë të kundërshtarit me Zabarnji që shënoi në minutën e 62-të, ndërsa në të 67-të Konopnjas barazoi në 2:2.
Në minutën e 73-të mbetëm pa Musliun, i cili mori kartonin e dytë të verdhë, avantazh që lojtarët e Rebrov e shfrytëzuan në minutën e 83-të me anë të Tsiganov që realizoi me kokë.
Përfaqësuesen tonë tani e pret një transfertë e vështirë në Angli në Old Trafford. Anglezët mundën 4-0 Maltën.
Eliminatoret për EURO 2024 – grupi C
MAQEDONI – UKRAINË 2:3 (2:0)
Arena “Todor Proeski” në Shkup. Shikuesit: 18,000. Gjyqtar: Lucas Fandrich (Zvicër). Golashënuesit: Bardhi (p) 30., Elmas 39. (MKD), Zabarni 62., Konoplja 68., Tsiganov 83. (UKR). Kartona të verdhë: S. Ristovski, Musliu (MKD), Dovbik (UKR). Kartona të kuq: Musliu 72. (MKD).
MAQEDONIA: Dimitrievski, S. Ristovski, Musliu, Zajkov, Ashkovski (65. Brdarovski, 90. Dor. Babunski), Alioski, Bardhi, Ademi (65. Atanasov), Elmas, Nestorovski (65. M. Ristovski) Trajkovski.
UKRAINA: Trubin, Timchik (46. Konoplnja), Zabarny, Matvijenko, Mikolenko, Tsygankov (92. Zubkov, Stepanenko, Sudakov, Mudryk (90. Sidorchuk), Dovbik (46. Vanat), Yarmolenko (66. Malinovsky).