Publikuar më 21 Август, 2015 në Lajme, Kualifikimet për EURO 2016
“Para
neve kemi dy ndeshje të rëndësishme, posaçërisht dueli me përfaqësuesen e
Luksemburgut, ku pres të shënojmë fitore e cila do të na mundësojë të kemi
atmosferë më të mirë para ballafaqimit me Spanjën e fuqishme. Kam ftuar 21
futbollist, kam lënë hapsirë për të thëras edhe dy. Problem më të madh për ne
paraqet fatki se disa prej reprezentuesve tanë nuk janë në plan të parë te
klubet e tyre, nuk luajnë sa duhet dhe nuk janë bartës të lojës. Kjo paraqet problem
të madh jo vetëm për mua, por edhe për seleksionuesit e përfaqësueseve të
shpresave”, deklaroi Druloviq.
Seleksionuesi Druloviq potencoi se kundërshtari jonë i rradhës në këto eliminatore, përfaqësuesja e Luksemburgut është analizuar mirë dhe pritet fitore në atë duel.
“Mjaft mirë kemi analizuar lojën e Luksemburgut, që është një kundërshtar i fortë për të zhvilluar lojë dhe luan në formacionin 4-4-2. Na pret ndeshje e rëndësishme përballë një rivali të vështirë dhe vetëm fitorja numërohet. Patjetër të marrim fitore në këtë duel, që të mundemi në atmosferë të mirë të presim përfaqësuesen e Spanjës”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë.