Publikuar më 25 Септември, 2015 në Lajme, Kualifikimet për EURO 2016, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë,
Lubinko Druloviq pas publikimit të listës së futbollistëve të ftuar për dy
ndeshjet e rradhës në takim me gazetarë ka folur për pritjet e tij në takimet
kualifikuese me Ukrainën më 9 tetor në Shkup dhe Bjellorusinë si mysafir tre
ditë më vonë.
“Kemi ftuar disa
futbollistë të rinjë të cilët me paraqitjet në skuadrat e tyre kanë merituar të
jenë në listën time. Më vjen keq për disa futbollistë të rinjë të cilët nuk do
të mund t’i kem në dispozicion, ndërsa kanë merituar t’i thëras, por në këtë
moment prioritet ka përfaqësuesja e shpresave. Dukemi si ekip, nga ndeshja në
ndeshje luajmë gjithnjë e më mirë. Ka hapsirë për përmirësim, ndërsa shpresoj që
në të ardhmen edhe rezultatet do të jenë më të mira. Ivan Triçkovski luan në
formë të shkëlqyeshme në një skuadër mjaft të mirë evropiane si që është Legia.
Futbollist shumë kualitativ i cili mund të ngrejë ekipin në nivel më të lartë
me kualitetin që posedon, e që është i padiskutueshëm. Me vete sjell përvojë të
madhe dhe mund të jetë i dobishëm për ne, posaçërisht në pjesën e realizimit ku
kemi probleme të mëdha në ndeshjet e fundit kualifikuese. Duelin me Ukrainën e
vlerësojmë të rëndësisë së madhe për ne dhe nëse luajmë si me Spanjën mund të
shpresojmë në diçka më tepër. Në takimin me Spanjën luajtëm shumë mirë si ekip.
Megjithatë nga ajo ndeshje mund të jemi të kënaqur vetëm nga loja, por jo edhe
rezultati. Sinqerisht shpresoj se në ndeshjet e ardhshme kualifikuese do të na
shërbejë edhe fati sportiv që nuk ishte në anën tonë kundër Luksemburgut dhe
Spanjës”, është shprehur seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Lubinko
Druloviq.