Druloviq: Fokus maksimal për Luksemburgun

Publikuar më 03 Септември, 2015 Kualifikimet për EURO 2016, Lajme

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Lubinko Druloviq dhe reprezentuesi Mirko Ivanovski në pres konferencën zyrtare para përballjes kualifikuese me Luksemburgun folën për pritjet për takimin e të shtunës.

“Ndeshja kundër Luksemburgut është shumë e rëndësishme për ne, ndoshta më e rëndësishme në këtë moment. Maksimalisht jemi të fokusuar për përfaqësuesen e Luksemburgut. Futbollistët janë të vetëdijshëm për këtë dhe maksimalisht të përgatitur presin këtë duel. Luksemburgu është kundërshtar që ka përparuar shumë vitet e fundit. Sa u përket futbollistëve të lënduar, në këtë moment nuk janë të gatshëm Arijan Ademi i cili ende rekuperohet nga lëndimi, Jovan Kostovski që ka dëmtim të krahërorit dhe Goran Siljanovski i cili u lëndua në seancat e fundit stërvitore dhe nuk do të jetë në mundësi të debutojë për Maqedoninë. Kemi ekip të mirë dhe besoj te këta futbollistë. Duhet të tregojmë kualitet të madh ekipor dhe të funksionojmë si kolektiv”, tha Druloviq.

Mirko Ivanovski thotë se nap resin dy ndeshje të rëndësishme në të cilat duhet të jepet maksimumi për të arritur objektivin e vendosur para vetes.

“Kemi punuar maksimalisht mirë në këto përgatitje. Na presin ndeshje shumë të rëndësishme dhe shpresoj se do të japim maksimumin dhe do të arrijmë të realizojmë qëllimin. Gjithë ekipi duhet të insistojë të realizojë detyrat e vendosura nga seleksionuesi jonë. Jemi maksimalisht të përgatitur për këta dy duele”, deklaroi Mirko Ivanovski.




   
   
Reprezentacioni A