Dritë jeshile për Spirovskin, mund të luajë me mburojë në dorë

Publikuar më 24 Март, 2017 Lajme, Lajme


Pas disa anulimeve dhe lëndimeve të pafata të lojtarëve të planifikuar për lojë, më në fund një lajm i mirë për seleksionuesin e Maqedonisë, Igor Angellovski para ndeshjes me Lihtenshtajnin. Mesfushori Stefan Spirovski ka marrë dritë jeshile nga delegati i ndeshjes për të luajtur me mbrojtëse në dorën e djathtë dhe ai do të jetë në shërbim të seleksionuesit Angellovski. Futbollisti i Vardarit ka fraktureë të gishtit të madh të dorës së djathtë dhe për këtë duhet të mbajë mbrojtëse (imobilizator) periudhën që pason, për të mos rrezikuar lëndim të ri.

Ndeshja kualifikuese Lihtenshtajn-Maqedoni luhet më 24 mars në Vaduz, me fillim në orën 20:45 minuta. 



   
   
Reprezentacioni A