Drejtuesit e FFM-së në takim pune me udhëheqësit e UEFA-së

Publikuar më 20 Септември, 2024 Lajme


Menaxhmenti i UEFA-s i udhëhequr nga Aleksandar Ceferin (President i UEFA-s), Theodor Theodoridis (Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s) dhe Zoran Lakovic (Drejtor i Shoqatave Kombëtare në UEFA), në Francë, organizoi një takim me Presidentët dhe Sekretarët e Përgjithshëm të 55-të anëtarët të Federatës Evropiane të Futbollit.


Federata e Futbollit të Maqedonisë u përfaqësua nga presidenti Muamed Sejdini dhe sekretarja e përgjithshme Natalia Bozhinovska Ilievska.


Takimi u zhvillua në kuadër të TEP-it, i cili prej vitit 2005 bashkon presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të anëtarëve të UEFA-s me menaxhmentin e UEFA-s.

Në seminarin përbashkët u diskutua për të rejat në futbollin e ekipeve kombëtare, duke përfshirë Kampionatin Evropian të zhvilluar së fundmi, centralizimin e të drejtave për garat e ardhshme kombëtare dhe përdorimin e programit "Hattrick". Në temën e futbollit të klubeve u diskutua për formatin e ri të garave të klubeve dhe shpërndarjen e fondeve. Drejtuesit e UEFA-s diskutuan me kolegët e shoqatave anëtare për kandidatët për organizimin e kampionateve të ardhshme botërore, Spanja, Maroku dhe Portugalia në 2030 dhe Arabia Saudite në 2034.


Në kuadër të pjesës së punës të takimeve u mbajtën dy seminare të veçanta - në të parën u diskutuan marrëdhëniet ndërmjet UEFA-s dhe palëve kryesore të interesit, dhe në seminarin e dytë u diskutua për ndikimin e politikës në futbollin evropian.


Mendimet kryesore për temën e ndikimit të politikës në futbollin europian u drejtuan pa mëdyshje në atë drejtim që duke e lejuar politikën të ketë ndikim në futboll, rrezikon të krijojë përçarje aty ku nuk duhet të ketë, duke e kthyer futbollin në një mjet politik duhet të mbetet neutral dhe i fokusuar në vlerat e lojës së ndershme, punës në grup dhe respektit të ndërsjellë, duke promovuar unitetin në vend që të shtyjë axhendat politike.



   
   
Reprezentacioni A