Publikuar më 11 Мај, 2022 në Lajme
Në Vjenë u
mbajt Kongresi i 46-të i rregullt i UEFA-s, ku morën pjesë edhe delegacioni i
Federatës së Futbollit të Maqedonisë.
Rritja e financimit për programin e zhvillimit të Hat-trick ishte, ndër të tjera, në rend dite.
Federata e Futbollit të Maqedonisë u përfaqësua nga presidenti Muamed Sejdini dhe sekretari i përgjithshëm Filip Popovski.
Në kongresin e mbajtur në kryeqytetin austriak, Federata Europiane e Futbollit rriti ndjeshëm buxhetin e fondeve të akorduara për zhvillimin e futbollit në kontinentin e vjetër.
Ndërmjet vitit 2024 dhe 2028, çdo Federatë do të ketë 17 milionë euro në dispozicion për programet e edukimit dhe zhvillimit, të tilla si programet e përgjegjësisë sociale, trajnimi i trajnerëve dhe gjyqtarëve dhe financimi për infrastrukturën e futbollit. Që nga fillimi i programit Hat-trick në 2004, 2.5 miliardë euro janë investuar në futbollin europian.
Në Kongres u prezantua një progres i dukshëm në futbollin e femrave në Evropë, veçanërisht në prag të Kampionatit Evropian të ardhshëm në Angli.
Janë miratuar raportet e Presidentit të UEFA-s dhe Bordit Ekzekutiv, si dhe të administratës së UEFA-s për sezonin garues 2020/2021, raportet financiare për të njëjtën periudhë dhe buxheti për vitin financiar 2022/2023. Kongresi ka ratifikuar zgjedhjen e anëtarëve të rinj në organet e UEFA-së. Kongresi i radhës është planifikuar për 5 Prill 2023 në Lisbonë.