Publikuar më 09 Јули, 2015 në Lajme
Është diskutuar në tema aktuale të cilat kanë ndikim dhe mund të kontribuojnë për zhvillimin e garës, ndërsa si pika kryesore u veçuab – Të drejtat televizive për ndeshjet e Ligës së Parë për sezonin 2015/2016, licencimi i klubeve për garën nacionale dhe sistemi i ndeshjeve për ekipet B. Të pranishmëve u drejtuan edhe më përfaqësuesit e komisionit për siguri dhe atij për arbitra pranë FFM-së.
Përfaqësuesit e klubeve, kryesisht pozitivisht vlerësuan propozimin e FFM-së, që ndeshjet e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë sezonin e ardhshëm garues të transmetohen direkt. Si arsye kryesore për transmetimin e ndeshjeve direkt është cekur nevoja për afirmim shtesë të futbollit vendor dhe përgjegjësisë te të gjithë pjesëmarësit në lojë kur ndeshjet transmetohen direkt në ndonjë servis publik.
Përfaqëusesit e klubeve dhe drejtuesit e FFM-së ishin të të njëjtit mendim se do të rritet interesi për blerjen e të drejtave televizive me ndërtimin dhe rikonstruimin e stadiumeve, në përgjithësi me përmirësimin e infrastrukturës në stadiume.
Të gjithë të pranishmit u pajtuan të respektohen të rregullat për licencim, të bëhen përpjekje për tu përmirësuar infrastruktura dhe në atë drejtim mbështetën iniciativën e FFM-së. Përgjegjësi i Sektorit për Licencim pranë FFM-së informoi se procesi për licencim të ekipeve për pjesëmarje në Ligën e Parë dhe të Dytë është në rrjedhë e sipër.
Një prej pikave të rëndësishme të mbledhjes kishte të bëjë me shpërndarjen e mjeteve finansiare të grumbulluara nga ndëshkime e sezonit të kaluar. Klubet pozitivisht u shprehën në lidhje më iniciativën e FFM-së për tu bërë tentim/program që një pjesë e mjeteve të grumbulluara të orientohen në përpunimin e një TV platform për emitimin e ndesjeve të Ligës së Parë dhe të Dytë në transmetim direkt në internet. Ndeshjet do të transmetoheshin direkt me tre kamera, ndërsa secili do të mund të zgjidhte vetë ndeshjen që dëshiron të ndjek ‘live’ pëmres faqes ffm.mk.
Pjesa tjetër e mjeteve të grumbulluara do të ndahet për furnizim me topa futbolli për klubet, mekanizma dhe mjete ndihmës për mirëmbajtje të tereneve të cilat i shfrytëzojnë dhe menaxhojnë klubet.
Në lidhje me garën e ekipeve B, përfaqëusesit e klubeve dhe drejtuesit e FFM-së u pajtuan që edhe sezonin e ri të jenë pjesë e garës, rregullat e së cilës do të përcaktohen në një rast tjetër. Në këtë garë nga ky sezon do të kenë të drejtë të kyçen edhe ekipe nga Liga e Dytë.
Drejtuesit e FFM-së potencuan se është shumë e rëndësishme që ekipet të pranojnë programin për zhvillim të UEFA-së në kuadër të së cilës funksionon Akademia e futbollit në vendin tonë. Presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski ceki se Akademia e Futbollit është një prej projekteve më të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit otnë, duke përmendur se klubet dhe kategoritë e tyre të reja duhet të kenë qëndrim partneriteti me qëllim bashkarisht të ndihmojmë në realizimin e tërësishëm të këtyre projketeve dhe përmes së cilëve bashkarisht do tu gëzohemi futbollistëve të rinjë që do t’i prodhojmë në të ardhmen.