Drejtuesit e FFM-së dhe u.d. kryetari i Shtipit zyrtarisht firmosën marrëveshjen për stadiumin e ri në Shtip

Publikuar më 10 Декември, 2020 Lajme, Infrastrukture

Për një vit, Stadiumi i Qytetit në Shtip do të bëhet komplet me tribunë të re në pjesën perëndimore, e cila do të ketë kapacitet prej 2 400 ulëseve dhe hapsira nën tribuna.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë të udhëhequr nga presidenti, Muamed Sejdini dhe nën-kryetari, Llazar Rakixhiev edhe zyrtarisht me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komunës së Shtipit, Jane Milanov kanë firmosur marrëveshjen për ndërtimin e tribunës perëndimore në stadiumin e qytetit dhe rikonstruimin e stadiumit në Shtip. 

Në projektin fillestar për ndërtimin e tribunës perëndimore të stadiumit në Shtip të prezantuar paraprakisht, ndërsa të finansuar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes programës “Hat-Trick 5” të UEFA-së, parashihet ndërtimi i tribunës perëndimore e cila në tërësi është detyrim i FFM-së dhe do të ketë 2 400 vende për t’u ulur, VIP lozhë, hapsira për media dhe persona me invaliditet, ndërsa në hapsirat nën tribunë do të vendosen zhveshtoret dhe hapsirat për personat zyrtarë sipas standardeve të UEFA-së dhe FIFA-s.

Në këtë periudhë planet dhe qëllimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë janë drejtuar ka përmirësimi i kushteve në stadiumet në vendin tonë, me qëllim që sezoni garues 2021/2022 klubet vendore t’i gjejë me stadiume të rinovuara me çka futbollistët do të kenë kushte maksimale për lojë, ndërsa shikuesit në stadiume dhe pranë ekrave të kënaqen dhe të shijojnë futbollin. Në atë drejtim, FFM përmes programës “Hat Trick 5” ka finansuar dhe tërësisht ka përfunduar ndërtimin e tribunës së re në stadiumin në Çair, ndërsa në fazë finale është ndërtimi i tribunës së re në stadiumin “Burimet e Bilijanës” në Ohër.

Përmes këtij projekti, stadiumi i ri në Shtip jo vetëm që do të bëhet shtëpi e vërtetë futbollistike e krenarisë së Shtipit, KF Bregallnicës, por edhe do të ishte mundësi edhe për përfaqësuesen e futbollit të Maqedonisë që si vendas në këtë stadium të zhvillojë ndeshje të rëndësishme kualifikuese.  

“Për një vit stadiumi i qytetit në Shtip do të ketë tërësisht tribunë të re në pjesën perëndimore dhe e njejta do të ketë kapacitet prej 2 400 vendeve për t’u ulur dhe hapsira nën tribuna. Sigurisht, komuna e Shtipit do të investojë në rikonstruimin e tribunës lindore, kështu që Shtipi do të fitojë stadium modern ku do të mund të luajë edhe përfaqësuesja jonë. Në periudhën e fundit jemi duke realizuar gjëra të mëdha për infrastrukturën e futbollit në vendin tonë, ndërsa një prej qendrat më të rëndësishme është Shtipi. Pason pjesa më e rëndësishme, mirëpo shpresoj që gjithçka të zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe në fund të jemi krenarë me stadiumin e ri në një prej qytetet më futbollistike të vendit tonë”, deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

Marrëveshja që është firmosur sot përmban të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta ndërmjet palëve të marrëveshjes, gjegjësisht FFM-së dhe Komunës së Shtipit. 

Ushtruesi i detyrës kryetar i Komunës së Shtipit, Jane Milanov potencoi se ka nder të madh që fillon realizimin e një projekti të këtillë i cili do të ketë vlerë shumë të madhe për Shtipin dhe shtipjanët.

“Sot kemi firmosur marrëveshjen për ndërtimin e tribunës perëndimore të Stadiumit të Qytetit në Shtip. Kjo marrëveshje përmban obligimet, detyrimet edhe të drejtat tona të ndërsjellta. Përfitimet nga kjo tribunë do të jenë të shumta jo vetëm për sportin në Shtip, por edhe për dashamirët e sportit”, potencoi ushtruesi i detyrës kryetar i Komunës së Shtipit, Milanov.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A