Publikuar më 07 Ноември, 2022 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë këtë muaj do të luajë dy ndeshje kontrolluese në Qipro kundër përfaqësueses së Qipros dhe kundër Serbisë.
Më 17 nëntor përfaqësuesja e udhëhequr nga seleksionuesi Dragi Kanatllarovski do të përballet me Qipron, ndërsa pesë ditë më vonë do të luajmë një ndeshje kontrolluese ndaj Serbisë.
Seleksionuesi i përfaqësueses sonë të re, Dragi Kanatllarovski, ka bërë thirrje për futbollistët e mëposhtëm për ndeshjet e ardhshme:
Portierë: Marko Alçevski (Akademia Pandev), Ivan Nikolovski (Voska Sport), Stefan Mitrev (Bellasica), Aleksandar Angelkoski (Teteks);
Mbrojtjës: Aleksandar Gjurkovski (Tikvesh), Antonio Jankulovski (Vastra Frolunda, Suedi), Stefan Despotovsi (Shturm, Austri), Andrej Stojçevski (Zhilina, Sllovaki), Kristian Tasevski (Augsburg), Reshat Ramadani (Shkendija), Viktor Krstevski (Gostivar);
Mesfushorë: Aleks Zllatkov (Shkupi), Ivan Nikollov (Bregallnica), Hamza Ramani (Pobeda), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Luka Stankovski (Gaziantep, Turqi), Vane Krstevski (Akademia Pandev), Leonid Ignatov (Shkup), Berat Kalkan (Kasimpaşa, Turqi), Behar Feta (Voska Sport), Metodi Maksimov (Rabotniçki);
Sulmues: Mario Ilievski (Kishvarda, Hungari), Luan Abazi (Vill, Zvicër), Hristian Maleski (Struga Trim Lum);
Seleksionuesi i Maqedonisë U21, Dragi Kanatllarovski:
– “Pas ndeshjeve kontrolluese ndaj Shqipërisë dhe Arabisë Saudite që u luajtën në Kroaci, na presin dy ndeshje të tjera ndaj kundërshtarëve cilësorë. Ndeshjet testuese kundër Qipros dhe Serbisë janë një mundësi e mirë për të marrë një pasqyrë të formës aktuale të ekipit kombëtar të thirrur. Shpresoj se do të vazhdojmë trendin e arritjes së rezultateve pozitive dhe kjo do të na e rrisë edhe më shumë besimin para fillimit të kualifikimeve.
- Nuk ka pothuajse asnjë ndryshim në listën e futbollistëve të thirrur në krahasim me ndeshjet tona të mëparshme. Jemi duke u përballur me probleme objektive që kanë të bëjnë me minutazhin e vogël të disa futbollistëve të rëndësishëm në formacion, por të luash për përfaqësuesen është diçka e veçantë dhe shpresoj që të njëjtët lojtarë të japin maksimumin dhe të tregohen në ndeshjet e ardhshme. Jam i bindur që kemi cilësi, por duhet të kemi qasjen e duhur në çdo ndeshje, të vendosur në objektivin që duam të arrijmë dhe sigurisht me një dëshirë të madhe për të fituar”.