Dragi Kanatllarovski publikon listën për duelet për Moldavinë dhe Gjeorgjinë

Publikuar më 30 Септември, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësues U21 të Maqedonisë, Dragi Kanatllarovski ka publikuar listën me futbollistë që do ti llogaritë për dy ndeshjet e tetorit ndaj Moldavisë me 11 tetor dhe Gjeorgjisë me 15 tetor. 

Në listën e seleksionuesit janë përfshirë 24 futbollistë: 

PORTIERËT: Marko Alçevski (Hapoel Jerusalem, Izrael), Andrej Jovçevski (Pelisteri), Ljupçe Xhekov (Sileksi).

MBROJTJA: Stefan Despotovski (Sheriff Tiraspol, Moldavi), Reshat Ramadani (Shkëndija), Imran Fetai (Besa), Malik Hamziç (Gostivari), Eren Alievski (Trelleborg, Suedi), Erion Alii (Horn, Austri), Gjorge Xhekov (Sileksi).

MESFUSHORË: Ivan Nikolov (Sonderijske, Danimarkë), Aleks Zllatkov (Shkupi), Hamza Ramani (Shkupi), Bekim Kamberi (Strugë), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Fisnik Isaki (F.K.B.93, Danimarkë), Behar Feta (Domzhale, Slloveni), Besar Guxhufi (Shkupi), Luka Stankovski (Radnički, Serbi), Matej Angellov (Çerkasi, Ukrainë), Vane Krstevski (Shkëndija).

SULMI: Mihail Talevski (Pelisteri), Fiton Ademi (Shkëndija), Filip Trpçevski.




   
   
Reprezentacioni A