Publikuar më 28 Септември, 2021 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë me 7
tetor do të luajë ndaj Ishujve Faroe dhe me 12 tetor do të përballet me Armeninë
në Jerevan për ndeshjet eliminatore për Kampionatin Europian 2023.
Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të vendit tonë, Dragi Kanatlarovski për këto
dy ndeshje do të llogaritë në këto futbollist:
Portierë: David Denkovski (Bregallnica 2008), Marko Alçevski (Akademia Pandev), Damjan Serafimov (Kadino);
Mbrojtës: Filip Antovski (Austria Viena, Austri), Blerton Sheji (Shkupi), Besir Iseni (Struga Trim Lum), Mario Mladenovski (Makedonija GJ.P), Aleksandar Gjurkovski (Tikvesh 1930), Adrian Hajdari (Rapid Viena, Austri), Gjorgje Jankulov (Borec), Jovan Manev (Bregallnica);
Mesfushorë: Besnik Ferati (Akademia Pandev), Enis Fazlagiq (Zhilina, Sllovaki), Ali Adem (Shkupi), Tomçe Grozdanovski (Dugo Pole, Kroaci), Amel Rustemoski (Vil, Zvicër), Luka Stankovski (Rabotniçki), Arbi Vosha (Makedonija GJ.P.), Emir Skenderi (Struga Trim Lum), Metodi Maksimov (Rabotniçki), Luka Trajkovski (Borec);
Sulmues: David Toshevski (Gornik, Poloni), Marko Gjorgjievski (Shkupi), Mario Ilievski (Septemvri Sofija, Bullgari);
Dragi Kanatllarovski – seleksionues i Maqedonisë U21:
“Për këto dy ndeshje eliminatore jemi të detyruar të bëjmë ndryshime në ekip. Po përballemi me probleme, pasi kemi mungesë të futbollistëve standart. Metju Bozhinovski dhe Stefan Çolakovski për shkak karantinimit në Australi nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë. Agon Elezi për shkak lëndimit në këmbë do të mbetet jashtë fushave në periudhën që pason, ndërsa gjithashtu për shkak lëndimit në dilemë është edhe paraqitje e Enis Fazllagiqit në ndeshjen e parë”.
“Mungesa e katër futbollistëve standart, realisht paraqet problem për ne, por duhet të përballemi me situatën. Shkojmë për fitore në të dyja ndeshjet. Nxjerrëm shumë punë pozitive nga ndeshjet me dy përfaqësueset favorite si Franca dhe Serbia dhe besoj që do të kemi rezultate më të mira në ndeshjet e tetorit. Ishujt Faroe me barazimin kundër Francës konfirmuan se janë përfaqësuese serioze, luajnë në mënyrë kolektive me shumë luftë dhe vrapim gjatë 90-të minutave, por besoj se ne do të jemi në nivelin e duhur dhe nga ne do të varet fituesi i ndeshjes”.
Maqedonia U21 në dy ndeshjet e para eliminatore arriti të merr pikë kundër Serbisë në ndeshjen e luajtur në fushën tonë, ndërsa humbën nga favoritët e grupit, Franca. Grumbullimi i përfaqësueses është përcaktuar me 3 tetor në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup.