Publikuar më 04 Октомври, 2023 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në xhiron e tretë të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2025 do të luaj në transfertë me Moldavinë.
Ndeshja në program është më 17 tetor, në stadiumin Zimbru, në Kishinau, me fillim nga ora 17:00 me orën lokale.
Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Dragi Kanatllarovski, ka dhënë komentin e tij për futbollistët e thirrur dhe ka ndarë pritshmëritë për ndeshjen me Moldavinë.
- Për ndeshjen e ardhshme me Moldavinë nuk do të ketë shumë ndryshime në staf lojtarësh në krahasim me ndeshjet e mëparshme, për momentin këta janë lojtarët që mund ti shfrytëzojmë.
- Një grup i caktuar lojtarësh nuk kanë luajtur shumë për ekipet e tyre muajin e fundit, por vendosëm t'i thërrasim për shkak të atmosferës së mrekullueshme që mbretëron brenda ekipit përfaqësueses.
- Personalisht, unë jam shumë të kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të mi në duelet me Suedinë dhe Holandën. Ne mundëm dhe e merituam të merrnim një rezultat pozitiv ndaj Holandës, duke pasur parasysh lojën dhe mundësitë e humbura që patëm në atë takim. Ka energji dhe kimi të madhe pozitive mes këtyre futbollistëve, të kënaq fakti që luajnë me shumë dëshirë, vendosmëri dhe përkushtim në çdo ndeshje pavarësisht kundërshtarit.
- Para nesh kemi një sfidë të re, një ndeshje të re nga kualifikueset kundër kombëtares së Moldavisë. Ne e presim me padurim këtë ndeshje, jo vetëm ne si staf teknik, por edhe vetë lojtarët. Shpresoj që të vazhdojmë në të njëjtin ritëm dhe të kthehemi në shtëpi me një rezultat pozitiv. Ndeshja kundër Moldavisë është e një rëndësie të madhe për ne. Nëse duam të jemi në një nga dy vendet e para të grupit tonë, kjo ndeshje duhet fituar.
Grumbullimi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë është më 9 tetor në ora 12:00 në hotel Park, në Shkup.