Dragi Kanatllarovski: Në disa ndeshje na ka munguar durimi dhe përqendrimi

Publikuar më 29 Август, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet


Në fillim të shtatorit, përfaqësuesja e Maqedonisë deri në moshën 21 vjeç vazhdon pjesëmarrjen në eliminatoret për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Sllovaki në vitin 2025.


Më 5 shtator na pret një ndeshje në transfertë kundër Holandës. Katër ditë më vonë luajmë sërish në fushë si mysafir kundër Gjibraltarit.

Seleksionuesi i përfaqësues U21 të Maqedonisë m, Dragi Kanatllarovski, pas listës së publikuar ka dhënë komentet e tij për këtë cikël kualifikues dhe duelet me Holandën dhe Gjibraltarin.


Është e sigurt që mund të kishim bërë shumë më mirë dhe më shumë në këto kualifikime se performanca e mëparshme. Në disa ndeshje thjesht fati nuk ka qenë në anën tonë, por nuk ka vend për justifikime, kemi para dy ndeshje të reja kualifikuese në të cilat duhet të tregohemi mirë.


E nisëm mirë këtë cikël kualifikimi, arritëm një fitore të vështirë ndaj një kundërshtari të fortë, si përfaqësuesja suedeze. Në xhiron e dytë luajtëm ndeshjen më të mirë në këto kualifikime ndaj favoritit të grupit, Holandës, ndeshje në të cilën humbëm shumë raste dhe në fund kundërshtari e shfrytëzoi këtë dhe na ndëshkoi për humbjet e shumta.


Kjo përfaqësuese nuk ka një grup të gjerë lojtarësh dhe kjo u reflektua më së shumti në duelet me Moldavinë dhe Gjeorgjinë, ku luajtëm nën pritshmëritë tona dhe regjistruam dy humbje. Në momente të caktuara nuk arritëm të tregonim më shumë durim dhe na mungonte përqendrimi dhe qetësia në fund të sulmeve.


Në periudhën e ardhshme na presin dy ndeshje të reja ndaj Holandës dhe Gjibraltarit. E para ndaj favoritit në grup në transfertë që është ndeshja më e vështirë në këto eliminatore. Nuk ka dorëzim, jemi gati të luftojmë dhe të luajmë. Sa i përket Gjibraltarit, në atë ndeshje situata është krejtësisht ndryshe. Jemi favoritë dhe pritet të fitojmë.


Në ndeshjet e ardhshme do t'u jepet mundësi futbollistëve të rinj, të cilët do të kenë mundësi të performojnë për këtë ekip në ciklin e ardhshëm kualifikues që na pret.


Më 2 shtator është caktuar grumbullimi i përfaqësueses së Maqedonisë deri në 21 vjeç.



   
   
Reprezentacioni A