Publikuar më 01 Септември, 2021 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja
U21 e Maqedonisë sot nga ora 19:30 në arenën MM në Le Man do të zhvillojë stërvitjen
zyrtare para ndeshjes me Francën në kuadër të xhiros së parë eliminatore për
Kampionatin Europian 2023.
Seleksionuesi Dragi Kanatlarovski është duke u përballur me disa probleme për shkak të mungesës së Mario Mladenovski (Botev Plovdiv), Adrian Hajdari (Rapid Viena), dhe Dimitar Todorovski (Rabotniçki). Të tre futbollistët për shkak testit pozitiv në Covid-19 do të mungojnë në këto dy ndeshje kualifikuese për Kampionatin Europian 2023. Amel Rustemoski nga skuadra zvicerane Vil nuk do të mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë ndaj Francës për shkak të lëndimit në stërvitje me klubin e tij.
Dragi Kanatlarovski – seleksionues i përfaqësueses U21 të Maqedonisë:
- Presim ndeshje të vështirë, Franca është favorite kryesor i grupit tonë. Nuk do të dorëzohemi, do të japim maksimumin, pres që të luajmë në nivel të lartë dhe besoj tek futbollistët e mi. Po përballemi me problem në fillim të përgatitjeve, katër futbollistë standartë nuk janë në dispozicionin tonë, por do të funksionojmë me këta i kemi këtu. Futbollistët po stërviten mirë dhe i kuptojnë idetë e mia. Mezi e presim ndeshjen e nesërme.