Dragan Siljanoski zyrtarisht emërohet drejtor i përfaqësueses U21 të Maqedonisë

Publikuar më 18 Март, 2024 Lajme, Deri më 21 vjet


Ish-futbollisti i Maqedonisë, Dragan Siljanoski zyrtarisht është emëruar drejtor i përfaqësueses U21 të Maqedonisë.

Në karrierën e tij, ai ka luajtur për disa klube të futbollit të Maqedonisë (Napredok, Pobeda, Sloga Jugomagnat dhe Shkë ndija), ndërsa si lojtar ndërkombëtar e kaloi karrierën e tij në Antwerp, ku vazhdoi të punojë edhe pas përfundimit të karrierës së tij. Siljanoski, pas shumë vitesh punë futbollistike në Belgjikë, tani do të jetë drejtor i përfaqësueses së re, e cila tashmë më 21 mars e pret ndeshjen e re eliminatore në ciklin për Kampionatin Europian kundër Gjibraltarit.

Dragan Siljanoski – drejtor sportiv i Maqedonisë nën 21 vjeç:

- Jam shumë i emocionuar dhe i nderuar që i bashkohem Federatës së Futbollit të Maqedonisë si drejtor i ri sportiv i kombëtares U21.

- Kjo përfaqësuede, për mendimin tim, ka rolin kyç në formësimin e së ardhmes së futbollit tonë përfaqësues. Këtë e vërteton e kaluara e afërt dhe sigurisht e tashmja, nëse shikojmë përbërjen e përfaqësueses më të mirë të Maqedonisë.

- Edhe si futbollist, edhe si njeri i futbollit, kam qenë gjithmonë i përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet mes të gjithëve në ekip, gjithçka për të shfrytëzuar potencialin për të bërë një rezultat të mirë. Shpresoj që me përvojën time të sjell energji të re dinamike te ekipi U21.

- Ne do të punojmë me stafin tonë stërvitor, ekipin e administratës dhe njerëzit kyç në federatë për të siguruar që lojtarët të marrin mbështetjen dhe gjithçka që u nevojitet për të shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës.



   
   
Reprezentacioni A