Donacion nga FFM të ujit për pije dhe mjete për higjienë për të goditurit nga vërshimet

Publikuar më 03 Февруари, 2015 Lajme

Fer plej sportiv dhe uniteti tregohet në terenin sportiv por edhe jashta tij.

Pikërisht me këtë qëllim të punësuarit në Federatën e futbollit të Maqedonisë shpejt pranuan apelin e Kryqit të Kuq të Maqedonisë për ndihmë për vendet e goditura nga vërshimet në Maqedoni. Të punësuarit në shtëpinë e futbollit japin si donacion ujë për pije dhe mjete për higjenë, gjëra që janë më të nevojshme për vendbanimin që për momentin përballet me katastrofë natyrore, si rezultat i daljes nga shtrati i disa lumenjëve në disa rajone të Maqedonisë. 

"Reagimi i shpejtë i të punësuarve në FFM është dëshmi më e mirë për egzistimin e humanitetit, dyanshmërisë dhe solidaritetit, si dhe dëshirës së fuqishme për ofrim të ndihmës të atyre qytetarëve të cilët kanë nevojë. I ftojmë edhe federatat tjera sportive, institucione dhe kompani të kyçen në këtë akson dhe shpresojmë që sado pak të ndihmojmë familjet në nevojë", deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Filip Popovski.

FFM si sintezë e sportit më të popullarizuar, emrave më të mëdhenj sportiv, shumë aktiviteteve, shumë storieve, euforisë së madhem është e determinuar dhe ka qëllime afatgjata për të ëenë 'në teren', të zhvillojë koncepte më të ndryshme të cilat do të ndihmojnë dhe do ta avansojnë qeverisjen lokale, do të përmirësojnë jetën kualitative, do të ndihmojnë në tërheqjen e sa më shumë të rrinjëve të meren me sport, do të promovojnë ide dhe do të nxisin aktivitete humanitare, duke u sjellur me integritet, të bashkuar në gëzimin që bart futbolli!



   
   
Reprezentacioni A