Donacion i FFM-së në Ohër-teren i ri me bar sintetik

Publikuar më 09 Декември, 2014 Lajme

Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Komuna e Ohrit kanë lëshuar në përdorim edhe një prej serisë së tereneve të futbollit të ndërtuar sipas standardeve të fundit të UEFA-së.

Kryetari i Komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski thotë se ky donacion i FFM-së do të japë impuls të ri në zhvillimin e sportit në Ohër. “Shpresoj që ky teren me bar artificial që është ndërtuar sipas standardeve më të larta të UEFA-së të jetë mundësi e shkëlqyeshme për të gjithë klubet e futbollit në Ohër, të fillojnë me përgatitje adekuate, atë pa të cilën nuk mund të paramendohet zhvillimi i futbollit gjatë gjithë vitit, ndërsa jo vetëm periudhës pranverore dhe verore kur kushtet janë ideale për stërvitje. Bëjmë gjithçka për të motivuar të rinjtë në Ohër që të meren më shumë më sport dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt në Ohër do të ngjallet klub futbolli, atë që ohridasit e kërkojnë nga ne, atë që ohridasit e duan, dhe të cilën ne si përgjegjës të qeverisjes lokale jemi të detyruar t’ua ofrojmë qytetarëve të Ohrit”, deklaroi kryetari i Komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski.
Sipas Bakraçeskit, tereni i ri i futbollit me këtë rast do të ofrojë mundësi të re për zhvillimin e turizmit sportive në Ohër, gjegjësisht do të jetë mundësi për të gjithë ekipet e fudbollit që përgatitjet dimërore t’i realizojnë në Ohër. Plus kësaj, sipas kryetarit të komunës, Bakraçeskit, ky teren është mundësi për zhvillimin e shpirtit sportiv te të rinjtë.
Ndryshe, dimensionet e terenit të ri me bar sintetik janë 110 me 80 metra, me çka i plotëson standardet e UEFA-së dhe FIFA-s.



   
   
Reprezentacioni A