Dobrinko Ilievski shpalos listën për ndeshjet e rradhës të Maqedonisë U21

Publikuar më 05 Октомври, 2018 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i Maqedonisë U21, Dobrinko Ilievski ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet rradhës me Rusinë (12 tetor) dhe Gjibraltarin (16 tetor) në kuadër të eliminatoreve për KE të vitit 2019.

Në listën e seleksionuesit Ilievski gjenden 20 futbollistë. Në listë nuk gjenden Fazllagiq dhe Çurlinov që janë lënë në shërbim të përfaqësueses U19 për ndeshjet kualifikuese për KE. Në listë emra të rinjë janë Agron Rufati, Oliver Stojmenovski, Kristijan Trajçevski, Kristijan Trapanovski dhe Ennur Totre.

"Para neve kemi dy ndeshjet e fundit në këto kualifikime. Të dy takimet kanë peshë specifike. Rusia është formacion cilësorë dhe do të luajë para publikut të vet, ndërsa me Gjibraltarin kemi imperativin e fitores. Unë shpresoj Gjibraltarit t'i revanshohemi për humbjen në ndeshjen e parë, mirëpo shkojmë hap pas hapi. Fillimisht Rusia, më pas mendojmë për Gjibraltarin. Fazllagiq dhe Çurlinov kësaj rradhe do të jenë me përfaqësuesen U19 për të ndihmuar duke pasur parasysh se i presin kualifikime. Emra të rinjë janë Agron Rufati, Oliver Stoimenovski, Kristijan Trapanoski dhe Kristijan Trajçevski, ndërsa rikthehet edhe Ennur Totre. Ngadalë ndërtohet përfaqësuese për ciklin e ardhshëm kualifikues dhe është koha kur më të rinjtë duhet të ndjejnë si është të jesh pjesë e përfaqësueses U21", deklaroi seleksionuesi Ilievski.



   
   
Reprezentacioni A