Publikuar më 21 Август, 2018 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja
U 21 e Maqedonisë më 7 dhe 11 shtator vazhdon paraqitjet në kualifikimet për
Kampionatin Europian të vitit 2019 në Itali. Ndeshjen e parë muajin e ardhshëm
e luajmë si mysafirë kundër Serbisë, ndërsa katër ditë më vonë presim Armeninë.
Seleksionuesi i shpresave të vendit, Dobrinko Ilievski për ndeshjet me Serbinë dhe Armeninë ka dërguar ftesë këtyre futbollistëve:
Maqedonia U 21 në grupin 7 në kuadër të eliminatoreve për KE 2019 ka një fitore përballë Armenisë në gjashtë ndeshjet e luajtura deri tani. Serbia është lider me gjashtë fitore maksimale, Rusia pas shtatë ndeshjeve ka 16 pikë, Austria 14, Armenia 8, ndërsa i fundit është Gjibraltari me 3 pikë.