Publikuar më 10 Септември, 2018 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë të martën luan me
Armeninë ndeshje kualifikuese për KE 2019, ndërsa seleksionuesi Dobrinko
Ilievski në takim me përfaqësues të mediave foli për pritjet e tij për këtë përballje.
“Ndeshja me Armeninë pritet të jetë e vështirë, për shkak se bëhet fjalë për kundërshtarë që ka dy deri në tre vite futbollistë më të vjetër. Është përfaqësuese e fortë, e cila edhe favoritëve u dha shumë rezistencë serioze. Luajnë futboll agresiv dhe vijnë këtu për të kërkuar hakmarje për humbjen në ndeshjen e parë në Erevan. Pres lojë luftarake, kundërshtar që do jep gjithçka në terren, por kjo për ne do të jetë provë gjenerale për ndeshjet e ciklit të ardhshëm kualifikues”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses së shpresave, Dobrinko Ilievski, i cili analizoi edhe kundërshtarin.
“Në përgjithësi bëhet fjalë për ekip të ngjashëm. Pjesa më e madhe e futbollistëve janë ata që luajtën në ndeshjen paraprake të këtij cikli kualifikues. Mirëpo atë ndeshje e lëmë pas neve, pasi në atë takim ne Erevan gjithçka shkoi në favorin tonë. Edhe kur avansuam, kundërshtari u hodh në sulm dhe ne patëm shënuar golat tjerë. Kështu si një përballje nuk mund të themi se rivali është i dobët, apo se ne jemi më të mirë. Ndeshjet pasardhëse të Armenisë tregojnë se kanë shfaqur cilësi. Fituan 7 pikë dhe mendoj se bëhet fjalë për përfaqësuese shumë të mirë, pa marrë parasysh pasqyrën e fituar nga ndeshja e parë”, përfundoi Ilievski.
Ndeshja Maqedoni U21-Armeni U21 luhet të martën në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup me fillim në orën 15:30.