Dobrinko Ilievski: Merituam vend në fazën elite, zhvilluam ndeshje të shkëlqyeshme

Publikuar më 01 Ноември, 2016 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë në turneun kualifikues që u zhvillua në Itali, shënoi fitore 2:1 kundër Shqipërisë në ndeshjen e fundit dhe mbajti shanset për hyrje në fazën elite të eliminatoreve për kualifkkim në Kampionatin Europian për futbollistë të moshës deri 17-të vjeçare. Përfaqësuesja e drejtuar nga Dobrinko Ilievski luajti pa gola kundër vendasit të turneut Italisë në xhiron e dytë, ndërsa humbjen e vetme e pësoi në ndeshjen e parë me Serbinë.

“Kemi zhvilluar turne të shkëlqyeshëm. Merituam hyrje në fazën elite të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Europian. Kemi fituar 4 pikë, gjë që deri tani në një turne të këtillë nuk e kemi bërë. Urime lojtarëve, treguan cilësi dhe dëshirë të madhe për sukses. Më gëzon mënyra si si kemi luajtur ndeshjen kundër Italisë së fuqishme, ndërsa posaçërisht pasi u kthyem nga negative dhe mundëm Shqipërinë. Ne nuk kalkulojmë, luftojmë në mënyrë sportive dhe shpresojmë të kemi fat të jemi pjesë e fazës elite të kualfikimeve edhe pse gjërat nuk varen vetëm nga ne. Kjo gjeneratë ka kualitet për rezultat të madh edhe pse përballemi me  probleme të caktuara rreth formacionit”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 17 të Maqedonisë, Dobrinko Ilievski.

Maqedonia ka mundësi të hyjë në fazën elite të kualifikimeve pë Kampionatin Europian, pasi sipas rregullores së UEFA-së përveç dy përfaqësueseve më të mira të grupeve, hyrje në fazën elite sigurojnë edhe pesë përfaqësueset më të mira të vendeve të treta. Sipas pikëve për momentin Maqedonia është e pesta dhe u llogaritet një pikë nga dueli me liderin Italinë (0:0). Për të kaluar në fazën elite duhet që në grupin e 12-të që fillon sot (1 nëntor), përfaqësuesja e vendit të tretë mos ketë më shumë pikë se Maqedonia. Në grupin 12 garojnë Polonia, Islanda, Izraeli dhe Armenia.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A