Publikuar më 20 Јули, 2018 në Lajme, Deri më 21 vjet
Seleksionuesi
i ri i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Dobrinko Ilievski shpreh falënderim
deri te Federata e futbollit të Maqedonisë për besimin e treguar për të
drejtuar përfaqësuesen e shpresave të vendit. Ilievski thotë se kjo në një mënyrë
është vazhdim i punës me futbollistët e selektuar vitet e kaluara.
“Tani më katër vite jamë pjesë e ekipeve nacioanle për mosha, prej seleksionues i U15 deri te U19. Falënderim për besimin e dhënë, për mua është sfidë e madhe të punoj me përfaqësuesen e shpresave. Numër i madh i futbollistëve në ekip janë seleksionuar vitet e kaluara dhe në një mënyrë bashkarisht do të vazhdojmë punën që kemi bërë deri tani. Besimi që më jepet mbase është dëshmi për punën time në periudhën e kaluar dhe për këtë jam shumë falënderues.
“Qëllimi primar është të krijojmë atmosferë të mirë, njihemi mirë me futbollistët dhe jam i bindur se të gjithë janë të gatshëm të japin më të mirën. Ky është motiv i rëndësishëm, mirëpo patjetër të jemi të përgjegjshëm dhe seriozë. Kemi katër ndeshje deri në fund të këtij cikli kualifikues për KE 2019 dhe do të mundohëmi të bëjmë rezultate pozitive. Në nëntor nap resin dy ndeshje kontrolluese në terren mysafir kundër Malit të Zi, ndërsa kjo gjithsesi është mirë për vetëbesimin tonë”, deklaroi Dobrinko Ilievski.
Deri në fund të ciklit kualifikues për KE 2019 në Itali, Maqedonia U21 do të luajë si mysafire me Serbinë dhe Rusinë, ndërsa do të presë si vendase Armeninë dhe Gjibraltarin.