Ditë e hapur për shoqërim me heronjtë e ri të futbollit

Publikuar më 14 Март, 2017 Lajme


Të dielën, 19 mars, prej ora 14:00 deri në orën 15:00, Federata e futbollit të Maqedonisë organizon ditë të hapur për shoqërim me përfaqësuesen U 21 të Maqedonisë në terenin e kompleksit “Petar Milloshevski”. Gjithë dashamirët e futbollit, ata që sinqerisht e duan dhe kanë dëshirë të njoftohen me heronjtë e rinjë që dërguan Maqedoninë në Kampionatin Evropian në Poloni janë të mirëserardhur në terenet e kompleksit stërvitor “Shtëpia e futbollit”, ku do të mund të njoftohen, të fotografohen me futbollistët, të performojnë ndërmjet veti ndonjë mjeshtëri futbollit dhe gjithsesi të ndjejnë energjinë pozitive që kanë këta futbollistë tanë të rinjë, njëkohësisht tani më profesionistë të mëdhenj dhe personalitete të ndërtuara. Fëmijtë do të mund të shoqërohen me idolët e tyre, ndërsa gjithë tjerët tu japin mirënjohje për suksesin më të madh në historine e futbollit të Maqedonisë dhe tu dëshirojnë sukses në Poloni.

“Futbolli është sporti më i popullarizuar në Maqedoni, që kërkon përkushtim, punë të lodhshme, energji pozitiv për ndeshje korekte, diapazon të hapur, respekt të ndërsjelltë dhe punë ekipore. Pikërisht këto vlera dhe atmosfera e mirë në ekip, na kanë mundësuar të krijojmë një sinergji të paparë deri tani në futbollin tonë. Këta djem të rinjë kanë treguar karakter, qëndrueshmëri dhe meritojnë gjithë lavdatat. Atë që kanë bërë asnjëherë nuk do të harohet. Por euforinë dhe mirënjohjen premtojmë se do ta shfrytëzojmë si motiv shtesë dhe se nuk do të ndalemi të vazhduari të punojmë edhe më tej në mënyrë profesionale. Edhe në Poloni shkojmë të fitojmë dhe shpresoj sërish të ngrohim zemrat e gjithë njerëzve në këtë vendin tonë të bukur”, deklaroi Bllagoja Milevski, seleksionues i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, i cili me këtë rast ftoi sa më shumë qytetarë të vijnë të dielën për të ndjerë bashkarisht energjinë pozitive dhe unitetin.

Gjeneratat e reja janë e ardhmja e futbollit, te ata, si dhe te përmirësimi i infrastrukturës së futbollit edhe më tej do të investohet dhe këto do të jenë prioritetet e punës në FFM.

Federata e futbollit të Maqedonisë edhe më tej do të jetë e hapur, transparente dhe proactive, duke treguar se i vlen mendimi i opinionit dhe se gjithmonë do të jetë e hapur për ndryshime të cilat janë në interes të zhvillimit të futbollit. 



   
   
Reprezentacioni A