Publikuar më 30 Септември, 2019 në Lajme
Këtë
vit Federata e futbollit të Maqedonisë mbështet Ditën botërore të Zemrës,
platforma më e madhe në botë për ngritjen e vetëdijes për sëmundjet
kardiovaskulare.
Nën patronatin e Federatës Botërore të zemrës deh UEFA-së, Dita e Zemrës shënohet më 29 shtator të çdo viti dhe me këtë tentohet të nxisë individët dhe shoqërinë, duke kyçur edhe organizatat e futbollit me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës tonë dhe mbrojtjen që duhet ti bëjmë zemrës.
Sëmundjet kardiovasukulae janë arsye për thuajse se 50% të rasteve të vdekjes. Secilin vit 17.9 milionë njerëz vdesin shkaku i sëmundjeve të zemrës.
Lajm pozitiv paraqet fakti se ndryshime të thjeshta në jetën tonë të përditshme mund të ndikojnë për zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Këtë vit Federata e futbollit të Maqedonsië kërkon nga familja e futbollit:
- Premtim te familjet tuaja se do të gatuani dhe do të ushqeheni shëndetshëm;
- Premtim fëmijëve tanë për t’i nxitur drejt ushtrimeve fizike dhe stilit të jetës aktive;
- Premtim deri te tifozët tanë që të ecin, të përdorin biçikleta dhe transport publik për të arritur në ndeshjet e futbollit.;
- Premtim për futbollistët që do ta shfrytëzojnë forcën e futbollit që të nxisim tjerët për të jetuar jetë më të shëndoshë.
- Premtim për organizotër e futbollit që
do t’i mbrojnë tifozët nga pirja e duhanit në stadiume;
Së bashku mund t’i edukojmë, inspirojmë dhe motivojmë njerëzit dhe të krijojmë
një bashkësi të heronjëve me zemër.
Bashkangjituni në fushatë dhe ndani premtimin tuaj me <♥> në rrjetet sociale, duke përdorur hashtagun
#WorldHeartDay.
Mund t’i ndiqni postimet pwr Ditwn e Zemrws nw rrjetet sociale, duke ndjekur profilet:
·Facebook: /worldheartday
·Twitter: @worldheartfed
·Instagram: @worldheartday