Delegati do të vendos për paraqitjen eventuale të Spirovskit, ftesë për Stjepanoviq

Publikuar më 21 Март, 2017 Lajme, Lajme


Ndeshja kualifikuese Lihtenshtejni-Maqedonia do të zhvillohet në Vaduz më 24 mars, ndërsa një ditë para takimit delegati do të vendosë nëse reprezentuesi ynë Stefan Spirovski do të mund të paraqitet me imobilizator (siguresë) në dorë të cilën duhet ta mbajë shkaku i lëndimit në dorën e djathtë.

Futbollisti i mesfushës së Vardarit ka thyer gishtin e madh të dorës së djathtë dhe për këtë arsye duhet të mbajë orthosis (imobilizator) periudhën që pason, para se gjithash si preventivë nga një lëndim tjetër eventual. Ekipi mjekësor i përfaqësueses së Maqedonisë potencon se bëhet fjalë për thyerje që në periudhë prej tre maujsh do të shërohet pa komplikime.

Edhe pse pritet delegati i ndeshjes në Vaduz të jep leje për paraqitjen e tij në përballjen e të premtes, megjithatë seleksionuesi i përfaqësueses A, Igor Angellovski vendosi që në ekip ta kyçë edhe Ostoja Stjepanoviqin e skuadrës polake Vorclav. Stjepanoviq sot do t’i bashkohet ekipit reprezentues dhe do të jetë në kombinim kundër Lihtenshtejnit.

Përfaqësuesja A sot në orën 13:00 do të stërvitet në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.



   
   
Reprezentacioni A