Delegacion i FIFA-s në vizitë pune të FFM-së me qëllim për të ndihmuar avansimin e planeve strategjike

Publikuar më 16 Октомври, 2015 Lajme


Gjatë vitit të kaluar administrate e Federatës së futbollit të Maqedonisë ndërmori një sërë aktivitetesh dhe bëri një seri analizash në shumë sfera me qëllim për të arritur te nevojat reale për atë se çka duhet të bëhet në të ardhmen për të qenë mbrojtës të suksesshgëm të futbollit të Maqedonisë dhe të përmirësojmë kualitetin në të gjitha kuptimet.

Për këtë arsye u organizuan disa trajnim, takime pune, u realizuan vizita të institucioneve të ndryshme dhe u mbajtën mledhje, bëmë shumë bisedime dhe konsultime me njërëz kyç që kanë detyrime dhe interes nga futbolli, si dhe me opinionin futbollistik dhe klubet. Kemi shqyrtuar dhe analizuar problemet dhe sfidat me të cilat jemi përballur dhe vlerësojmë se nevojitet avansimi i planeve strategjike ekzistuese.

“Gjithë ne bashkarisht, në futboll dhe administratë, kemi vendosur të krijojmë bazë të fortë për zgjidhje dhe adresim të sfidave strategjike me qëllim për të ecur para. Gjithë kjo rezultoi me punë për avansim të planit ekzistues për strategjinë e zhvillimit të FFM-së në dhjetë vitet e ardhshme”, deklaroi Filip Popovski, sekretar i përgjithshëm i FFM-së.

Për këtë qëllim kmei kërkuar edhe mbështetja nga FIFA, e cila do të vizitojë federatën tonë në periudhën prej 26 deri më 30 tetor me formacion: Eva Paskver – përgjegjëse për Lidhjet nacionale në FIFA, Keni Mekloud 0 ekspert për marketing dhe komunikim, Hans Rudi Hesler – ekspert për zhvillim teknik të futbollit dhe Ralf Egenberger – ekspert finansiar.



   
   
Reprezentacioni A