Publikuar më 04 Март, 2015 në Lajme
Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë Ilço Gjorgjioski sot në ‘Shtëpinë e futbollit’ zhvilloi takim pune me presidentin e Lidhjes së futbollit të Kroacisë, Davor Shuker. Në takimin me Gjorgjioskin, njeriu i parë i futbollit kroat prezantoi programën e tij si kandidat për anëtar të Komitetit Egzekutiv të UEFA-së. Dy kryetarët biseduan për mundësinë për bashkëpunim ndërmjet dy federatave, sfidave futbollistike me të cilat përballen, ndërsa hapën temën edhe për garën eventuale rajonale për klube të cilën si iniciativë dhe propozim në UEFA e ka paraqitur FFM-ja.
“Davor Shuker është mik i dashur i yni dhe është kënaqësi që sot e kemi mysafir në ‘Shtëpinë e futbollit’. Ne jemi në një mision të përbashkët në UEFA dhe bisedojmë rreth propozimeve, aktiviteteve dhe ideve të cilat mund të kontribuojnë për zhvillim të futbollit, posaçërisht në këto anë. Bashkëpunimi ndërmjet dy përfaqësueseve është në nivel të lartë, mundohemi atë bashkëpunim ta forcojmë dhe patjetër të shfrytëzojmë edhe përvojën e federatave tjera, posaçërisht në drejtim të zhvillimit të bazës kualitative për futbollistë të rinj. Pikërisht në atë drejtim Federata e Kroacisë bën punë të shkëlqyeshme. Për ne është shumë me rëndësi që njerëzit e parë të HNS-së përshëndetin dhe kanë mendim pozitiv për propozimin tonë deri te UEFA për garë rajonale për klube për shkak se të gjithë në rajon ballafaqohen me të njëjtat probleme – zvogëlim i numrit të tifozëve në stadium, interes i pamjaftueshëm për kampionatet vendore, numër i vogël i ndeshjeve ndërkombëtare. Shpresoj që bashkëpunimi ynë do të sjellë rezultate pozitive, ne gjithmonë do të mbështesim personat për të cilët futbolli është në rend të parë”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.
Kryetari i HNS-së, Davor Shuker gjithashtu shprehi kënaqësinë e tij për bashkëpunimin me FFM-në, duke cekur nevojën e ideve dhe propozimeve të reja në drejtim të zhvillimit të futbollit në rajon.
“Ju jeni miq tanë të mëdhenj, Ilço është mik i imi dhe bashkëpuntor, si ish-futbollistë aktiv nevoja jonë e përbashkët është ndërmjet veti të jemi në ndihmë për projketet dhe aktivitetet që avansojnë futbollin në këto anë. Unë shpresoj se do të marr mbështetjen e federatës suaj në votimin për Komitetin Egzekutiv të UEFA-së dhe në atë mënyrë do të kem mundësi të ndihmoj kushtimisht thënë, federatat më të vogla. Ju prezantuat propozim të shkëlqyeshëm për garë rajonale për klube e cila në një të ardhme të afërt mund të bëhet realitet dhe në një mënyrë të jetë ngritës i nivelit të futbollit në këto hapsira”, deklaroi Davor Shuker.