Publikuar më 22 Мај, 2014 në Lajme
Njëri prej reprezentuesve të Maqedonisë nga kategoria ‘e ardhmja para tij’ thotë se është i lumtur që kthehet në përfaqësuesen më të mirë, ndërsa shpreson se të rrinjtë në ekip do të arsyetojnë besimin.
“Jam i lumtur që përsëri jam pjesë e përfaqësueses më të mirë të Maqedonisë. Dua të kënaqem në punën me këtë ekip, si në përgatitje, ashtu edhe në ndeshje. Për çdo formacion është i rëndësishëm shpirti ekipor dhe atmosfera pozitive, shpresoj se së bashku do të ngrejmë në nivel më të lartë me qëllim që të kënaqemi në lojë dhe rezultate. Seleksionuesi beson në futbollistët e ri, na njeh mirë, ne përfaqësojmë atë gjeneratë të re të futbollit të Maqedonisë dhe shpresoj që të gjithë të japim më të mirën nga vetja për të arsyetuar besimin. Kushtet në të cilat punojmë këtu në Austri vërtet janë shumë të mira, kemi një periudhë pak më të gjatë për përgatitje, ndërsa kjo është me rëndësi për kombëtaren që ka disa futbollistë të rrinjë. Shpresoj se gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme, tani jemi të fokusuar në planin për stërvitje dhe realizimin e asaj që kërkon seleksionuesi, ndërsa në ndeshjen me Kamerunin na duhet rezultat pozitiv, pasi do të na ngrente vetëbesimin dhe në këtë periudhë na duhet një gjë e tillë që do të vinte si ‘erë në shpinë’”, deklaroi David Babunski.
Përfaqësuesja e Maqedonisë tani më tre ditë është duke zhvilluar përgatitjet para ndeshjeve me Kamerunin më 26 maj në Kufshtajn të Austrisë dhe katër ditë më vonë me Katarin në Rieti të Italisë. Ekipit të drejtuar nga seleksionuesi Boshko Gjurovski nesër i bashkangjiten Goran Popov dhe Jovan Kostovski. Për shkak të lëndimit, Daniel Mojsov sipas gjithë gjasave nnuk do të mund t’i ndihmojë ekipit për këta ndeshje kontrolluese.