Darko Velkovski: Të tregojmë guxim dhe të shpresojmë në rezultat pozitiv

Publikuar më 01 Јуни, 2024 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në stadiumin “Rujevica” në Rijekë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kontrolluese ndaj Kroacisë më 3 qershor.

Reprezentuesi ynë, Darko Velkovski, i cili në të kaluarën ka luajtur në Rijeka, thotë se Maqedonia duhet të tregojë guxim dhe të shpresojë për një rezultat pozitiv ndaj favoritit Kroacisë.

– Pas dy vitesh po rikthehem në stadiumin ku kam kaluar katër vite të mrekullueshme. Ne po përballemi me Kroacinë dhe të gjithë e dimë se çfarë do të thotë ajo kombëtare në botë. Ne jemi bashkë prej kohësh dhe mendoj se duhet të tregojmë cilësi. Le të shpresojmë për një lojë të mirë dhe një rezultat pozitiv. Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes. Kroacia është shumë e fortë në mesfushë, ka futbollistë me përvojë. Duhet të përpiqemi të shfrytëzojmë rastet nga kundërsulmet. Shpresoj për një test pozitiv. Ndeshje të tilla janë të rëndësishme për ne në këtë periudhë.




   
   
Reprezentacioni A