Publikuar më 17 Октомври, 2020 në Lajme, Lajme
Sulmuesi 24 vjeçar i Los Angeles që luan në MLS ligën amerikane, Daniel Musovski ka pranuar të luajë për përfaqësuesen e Maqedonisë dhe pritet të merr ftesë për ndeshjet e muajit nëntor.
Seleksionuesi Igor Angellovski ka kontaktuar futbollistin që ka prejardhje të Maqedonisë dhe mori përgjigje pozitive në lidhje me dëshirën e tij për të luajtur për ekipin përfaqësues të vendit tonë.
Nëse gjithçka kalon si duhet në aspekt administrativ dhe gjërat mbyllen në kohë në lidhje me paisjen e tij me pasaportë të Maqedonisë (prindërit e tij kanë pasaporta maqedonase), atëherë Musovski do të jetë në konkurim për ndeshjet e muajit të ardhshëm.
Deni Musovski ka origjinë maqedonase, ka lindur në Henderson, Nevada (SHBA) më 30 nëntor 1995.
Karrierën e ka nisur në vitin 2014 te Las Vegas Mobsters. Para se të arrinte te Los Angeles, një prej ekipet më të mira në MLS, Musovski ka luajtur edhe për Barlingam Dragons, Takson San Hose Ertwix dhe Reno 1868 ku në 40 ndeshje shënoi 16 gola.
Musovski kohë më parë ishte MVP i xhiros në MLS Ligën amerikane.