Publikuar më 19 Јуни, 2018 në Lajme
Këshilli Drejtues i FFM-së në mbledhjen e sotme emëroi Danço Masevin për
drejtor sportiv të përfaqësueses A të Maqedonisë.
Deni Masev është ish-reprezentues i Maqedonisë. Karierën si futbollist e ka
nisur te Bellasica, më pas ka luajtur edhe për Vardarin dhe Rabotniçkin në skenën
vendore. Masev është 34 vjeçar dhe si futbollist aktiv ka regjistruar pesë
paraqitje për përfaqësuesen A të Maqedonisë.
“Falemenderim për Këshillin Drejtues të FFM-së dhe seleksionuesin e përfaqësueses
A të Maqedonisë për besimin e treguar. Për mua është nder i madh që më jepet
mundësia të jem pjesë e ekipin nacional. Me pjesën më të madhe të futbollistëve
të ekipin përfaqësues njihemi mirë, me një pjesë të tyre kemi luajtur bashkë për
Bellasicën apo Vardarin. Kam komunikim të mirë me të gjithë dhe jam i bindur se
këtë raport do ta bëjmë edhe më të mirë me gjithë ekipin. Më vjen mirë që
brenda grupit ka energji të shkëlqyeshme, atë e kemi parë të gjithë, jo vetëm për
shkak të rezultateve të mira vitin e fundit, por edhe për lidhjen ndërmjet
futbollistëve dhe sjelljes së tyre ndaj fanellës së ekipit përfaqësues. Kemi përfaqësuese
shumë të mirë dhe individë të mirë të udhëhequr nga kapiteni Pandev. Në Ligën e
Kombëve kemi mundësi të madhe dhe vlerësoj se jemi të aftë për pozitën e parë në
grup. Pastaj gjithçka është e mundur. Sigurisht se duam rezultat historik dhe
kualifikim në Kampionatin Europian. Një gjë e tillë na mungon me ekipin përfaqësues.
Gjithë jemi këtu për atë qëllim, të bëjmë diçka të madhe”, shprehet Deni Masev.