Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës

Publikuar më 14 Мај, 2015 Biletat, Lajme

Federata e futbollit të Maqedonisë edhe zyrtarisht ka nxjerë në shitje biletat për finalen e Kupës së Maqedonisë në të cilën do të përballen Rabotniçki dhe Teteksi. Të njëjtat mund të gjenden përmes distibuterit zyrtar MkTickets.

Biletat për finalen e Kupës së Maqedonisë mund t’i bleni në të gjithë vendet për shtije të MkTicket, si dhe në mënyrë elektronike përmes linkut: http://mktickets.mk/teteks_rab .

Çmimi për biletat e ndeshjes e cila do të luhet më 20 maj në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:00 është 100 denarë. Në shitje janë lëshuar bileta vetëm për tribunat Veriore dhe Jugore.

Vendet shitesë të MK Tikets:

·  Sallonet për shitje të ONE në: Shkup (Ramstore, QT Biser, QTQ, VERO qendër, Skopje City Mall) Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Manastir 01, Ohër, Strugë, Negotinë, Kavadar, Prilep, Shtip, Veles, Koçani, Strumicë dhe Gjevgjeli.

·  Јugoton QTQ kati i parë

·  Salla Universale-Shkup

·  Tobako – MPM PRES

·  Тоbako Gogi - Draçevë 

·  Shkup: Roze Vero 2, Kamarad Ramstor, Kafe Bravo, La Kanja, Krug Kafe

Në vendet tjera të Maqedonisë: ZZ TOP – Ohër, Agora-Kumanovë, Hard Rok-Manastir, Shishko-Koçani, Alpine Center-Tetovë, Kafe Amnezija-Tetovë, Nju Tobako Ohër, Xub Club-Strumicë.



   
   
Reprezentacioni A