Çurlinov shkaku i dëmtimit nuk do të mund të bashkohet me përfaqësuesen A për ndeshjet me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë

Publikuar më 14 Септември, 2022 Lajme


Reprezentuesi i Maqedonisë, Darko Çurlinov për arsye dëmtimi nuk do të mund të vihet në dispozicion të përfaqësueses A të Maqedonisë në përgatitjet për ndeshjet me Gjeorgjinë (Tbilisi 23 shtator) dhe Bullgarinë (Shkup 26 shtator) në kuadër të grupit në Ligën e Kombeve. 

Testet mjekësore vërtetuan se sulmuesi i Barnlit të Anglisë nuk është në gjendje për të ndihmuar ekipin përfaqësues për ndeshjet e rradhës shkaku i dëmtimit të muskulit të prapëm të kofshës. 

Grumbullimi i ekipit përfaqësues për ndeshjet me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë është caktuar për datën 19 shtator (e hënë) në orën 12:00 në hotel Hilton në Shkup.



   
   
Reprezentacioni A