Publikuar më 15 Ноември, 2016 në Lajme, Seminare
Qendra për Edukim pranë Federatës së futbollit të
Maqedonisë ka caktuar mbajtjen e seminarit për pajisje me Liçencën nacional ‘C’
për trajnerë. Seminari do të mbahet prej 22 deri më 24 nëntor 2016 në hotelin Kontinental
në Shkup dhe në Qendrën Stërvitore ‘Petar Milloshevski’ të FFM-së.
Fillimi i seminarit është caktuar për 22 nëntor në orën 12:00, ndërsa gjithë kandidatët e paraqitur duhet të arrijnë më së voni në orën 11:30 për shkak se duhet të paraqiten dhe të plotësojnë listat e evidentimit.
Më 23 dhe 24 nëntor programi fillon në orën 09:00 në hotelin Kontinental ndërsa vazhdon në Qendrën stërvitore të FFM-së ‘Petar Milloshevski’ ku përfundon në orën 17:30.
Në seminar ligjeratat teorike do të prezantohen në fushën e lojës së futbollit në hapsirë të shkurtuar, futboll 8, psikologjisë sportive te të rinjtë, zonat sensitive të stërvitjes te të rinjtë, roli i trajnerit në ligat e fëmijëve dhe zhvillimi i futbollistëve të rinjë, ndërsa gjithashtu ligjeratë do të ketë edhe Olivie Donja nga UEFA i cili është përgjegjës për realizimin e programit të UEFA-së për akademitë e futbollit për futbollistë të rinjë.
Prania në këtë seminar është obligative për gjithë kandidatët e paraqitur.
Me respekt,
Qendra për Edukim.