Caktohen qytetet mikëpritëse të KE 2020

Publikuar më 19 Септември, 2014 Lajme

Në ceremoninë e organizuar në Gjenevë, UEFA caktoi 13-të qytetet të cilat do të jenë vendas të Kampionatit Evropian në vitin 2020.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-së nuk pranoi kandidaturën e qytetit tonë kryesor, Shkupi, që arena kombëtare ‘Filipi i Dytë’ të jetë një prej mikpritësve të ndeshjeve në fazën e grupeve të kampionatit kontinental. Asociacioni evropian i futbollit nuk miratoi edhe kandidaturat e Jerusalemit, Minskut, Kardifit, Stokholmit dhe Sofies.

“Moment historik për futbollin në Evropë. Ëndrën të kemi Kampionatin Evropian në gjysmën e kontinentit e kemi bërë realitet. Vërtet jam krenar”, deklaroi presidenti i UEFA-së, Mishel Platini.

Finalja e Kampionatit Evropian 2020 do të luhet në Londër.

QYTETET VENDASE TË KE 2020

FINALE – GJYSMËFINALE

Londër – Angli

ÇEREKFINALE DHE TRE NDESHJE TË GRUPEVE

Munih – Gjermani,

Baku – Azerbejxhan,

Shën Petersburg – Rusi

Romë – Itali.

NDESHJET NË GRUPE

Kopenhagen – Danimarkë,

Bukuresht – Romani,

Amsterdam – Holandë,

Dublin – R. e Irlandës,

Bilbao – Spanjë,

Budapestë – Hungari,

Bruksel – Belgjikë,

Glazgou – Skoci.



   
   
Reprezentacioni A