Publikuar më 08 Ноември, 2021 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot nis përgatitjet për dy ndeshjet e fundit eiminatore për Kampionatin Botëror kundër Armenisë (11 nëntor) dhe Islandën (14 nëntor).
Seleksionuesi Bllagoja Milevski përballet me shumë probleme për shkak të mungesave të një disa lojtarëve të rëndësishëm në ekip. Arian Ademi, Erdall Rakip, Adis Jahoviç dhe Boban Nikollov për shkak të lëndimeve nuk janë në mundësi të bashkohen me ekipin përfaqësues, ndërsa shkaku i pezullimit me kartona ndeshjen në Jerevan e humb Stefan Ristovski.
Reprezentuesi Bojan Miovski ka folur për pritjet nga dy ndeshjet e fundit, pas grumbullimit të sotëm.
“Kemi shanse teorike për vendin e dytë në grup dhe do të japim gjithçka nga vetja për të shënuar fitore në të dyja ndeshjet e fundit. Lëndimet janë pjesë e futbollit. Mungojnë disa lojtarë, por ne që jemi këtu jam i bindur se do ta arsyetojmë besimin e seleksionuesit. Analizojmë Armeninë, duhet të jemi më konkret dhe të qartë në sulm”, thotë Miovski.