Publikuar më 14 Ноември, 2023 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjet kundër Italisë (17 nëntor) në Romë dhe Anglisë (20 nëntor) në Arenën “Todor Proeski” nga eliminatoret për Kampionatin Europian 2024.
Në prag të dy ndeshjeve të fundit të eliminatoreve për Kampionatin Europian, futbollisti ynë Bojan Miovski ka ndarë pritshmëritë e tij nga përgatitjet dhe ndeshjet.
- Është gjithmonë mirë kur luajmë kundër pêrfaqësueseve më të mira, të shohim se në çfarë niveli jemi dhe mendoj se është koha e duhur, nuk kemi presion dhe kemi rezultate të shkëlqyera me Italinë në ndeshjet e fundit. Ne do të garojmë, duhet të presim rastet tona në kundërsulme, është normale që ata të kenë më shumë posedim dhe kontroll mbi lojën, por ne do të përpiqemi t'i befasojmë.